Adriana Matoshi luan rolin kryesor në filmin e ri “Everybody Calls Redjo”

Adriana Matoshi luan rolin kryesor në filmin e ri “Everybody Calls Redjo”

August 24, 2022 0

“Everybody Calls Redjo” është një nga filmat e rinj për të cilin tashmë kanë nisur xhirimet.

Me skenar të Ibër Dearit dhe Artan Selmanit, protagonistët kanë filluar xhirimet që do të realizohen në Maqedoninë e Veriut. Në projektin e ri, me producimin e Sasho Pavlovskit, në rolin kryesor do të jetë aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi.

Ajo do të luajë Hirën, gruan e Redjo dhe për këtë të fundit është konfirmuar se do të luajë aktori Afrim Muçaj.

Krahas këtyre, në këtë film pjesëmarrës janë: Adem Karaga, Adrian Aziri, Bereda Reshit, Mirsad Abazi, Labinot Raçi, Ledion Mulaki, Bujar Ahmeti dhe Daniela Markaj.

Aktorja tani ka shpërndarë edhe disa pamje të reja nga xhirimet e këtij filmi, duke i njoftuar fansat pak nga ajo që do të sjellin.

“Të gjithë thërrasin Adriana”, ka shkruar ajo referuar projektit në fjalë.

revista.one/