Zbulohet një objekt i rëndësishëm arkeologjik gjatë gërmimeve në zonën ku do të rindërtohej shkolla 9-vjeçare ‘Eftali Koçi’ në Durrës.
Në video duken fragmente të mureve rrethuese, që mendohet të datojnë në shekujt IV-III p.e.s. Arkeologia Iris Pojani, që ka ndjekur procesin e gërmimit, e cila thekson se këto zbulime, ku përfshihen edhe punime qeramike, objekte metalike etj., mund të jenë ndër më kryesoret të realizuara në qytetin bregdetar në 30 vitet e fundit.