(VIDEO) “Kur ai të shkruan tek Story…”, Beatrix Ramosaj në një romancë të re?!

(VIDEO) “Kur ai të shkruan tek Story…”, Beatrix Ramosaj në një romancë të re?!

August 25, 2022 0

Ish-banorja e BBV Trixa ka realizuar një sfidë TikTok-u ku teksa shfaqet duke kërcyer nga lumturia, krahas shkruan: “Kur ai të shkruan te Story që publikove kastile”.

Vëmendjen e kujt do të rrëmbejë tani Beatrix? Sigurisht që jo atë të Donaldit pasi është shprehur shumë herë që i ka mbyllur hesapet me të.

Pra, kujt mund t’i dedikohet ky postim apo mendoni se është thjesht një sfidë TikTok-u?

Së fundmi Beatrix ka postuar një foto nga studio e saj muzikore, duke na treguar kështu se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Gjithmonë na ka rënë rasti që të shikojmë personazhe të showbiz-it shqiptar dhe të huaj gjithashtu që kanë bërë ‘xing’ në veshje. Përveç krahasimeve se kujt i shkon më shumë apo kush frymëzoi kë, ne na vijnë edhe pyetje të tjera në mendje. Rasti i fundit ka të bëjë me këngëtaren e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj dhe divën e muzikës botërore Jennifer Lopez. Dy këngëtaret bukuroshe kanë veshur një ‘body’ të ngjashëm vetëm se me ngjyra të ndryshme.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ publikoi ‘Faj’, “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fundmi ka publikuar “Vonë”.

revista.one/