Nuk e fshehin më, Arilena Ara dhe i dashuri i saj dalin në foto duke shijuar çaste intime si çift
August 30, 2022Këngëtarja Arilena Ara po qëndron në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka shkuar atje e shoqëruar nga menaxheri dh i dashuri i saj, Popi Kola, me të cilin është në një ligje të gjatë prej vitesh.
Megjithëse me vite të tëra, dyshja e kanë mbajtur private romancën e tyre – duket se gjërat kanë ndryshuar për çiftin.
Kjo pasi ata tashmë edhe hapur po e tregojnë se sa të lumtur janë në krahët e njëri-tjetrit, duke publikuar fotografi të shumta së bashku.
Ka qenë Arilena ajo e cila në një postim të fundit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ka rishpërndarë një sërë imazhesh të saj me të dashurin, të realizuara në Los Angeles. Çifti duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që kjo mund të vërehet edhe nga afërsia dhe puthjet e përqafimet e shumta që ata i kanë dëshmuar në fotografitë e ndara me ndjekësit.
“Në këtë botë jemi vetëm ne”, shkroi këngëtarja shkodrane në mbishkrimin e imazheve, si shenjë dedikimi për më të dashurin e saj, teksa ka etiketuar Popin dhe ka bllokuar sektorin e komenteve.
Në të kaluarën, dyshja gjithmonë janë shprehur se mes tyre ekziston vetëm marrëdhënie pune, por fotot shumë intime mes dyshes dhe dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin tregonin të kundërtën.
Popi është shprehur se Arilenën e she si fëmijën që ka dashur gjithmonë të ketë, duke i hedhur posht pretendimet se mes tyre ka një romancë. “Ka shumë gjë dhe aspak zë për sa i përket pjesës që po flasim. Është një marrëdhënie njerëzore por me mentalitetin që kemi këtu, të çon në një drejtim tjetër. E kam thënë dhe më para, Arilenën e kam si një fëmijë timin që tani u rrit. Kam pasur një ëndërr të adoptoja një fëmijë dhe më erdhi një fëmijë i rritur, e kam adoptuar. Kjo është marrëdhënia ime me Arilenën.”- ka treguar ai.
revista.one/