Ndalimi i Sali Lushajt, reagon Stresi: Babai e ka armën me leje, policia është tendencioze

Ndalimi i Sali Lushajt, reagon Stresi: Babai e ka armën me leje, policia është tendencioze

August 31, 2022 0

Stresi e ka quajtur tendencioz aksionin e policisë për ndalimin e babait të tij, duke bërë të ditur se Sali Lushaj ka një armë zjarri me leje.

“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qyte. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet.

Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, ka thënë Stresi për “Abc News”.