Me fustan të zi dhe dekolte të hapur, Bebe Rexha shkëlqen në Ibiza

Me fustan të zi dhe dekolte të hapur, Bebe Rexha shkëlqen në Ibiza

September 12, 2022 0

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi ka marr vëmendje me një tjetër paraqitje atraktive.

Këngëtarja e famshme ka publikuar një foto në Instagram për miliona fansa të saj teksa dukej elegante dhe në të njëjtën kohë tërheqëse.

33-vjeçarja shihet e veshur me një fustan të zi me dekolte të hapur dhe me dorezë ndërsa mban një qafore me inicialen ‘B’.

Dukja e saj mahnitëse u kompletua edhe nga grimi i theksuar dhe flokët i la në një stil të valëzuar ndërkohë që edhe mori komente të shumta nga ana e admiruesve.

Në lokacionin e postimit, Bebe ka treguar se fotografia është realizuar në Ibiza atje ku po xhiron klipin e këngës së fundit “I’m Good (Blue)” që solli me DJ David Guetta.

Projekti i radhës i dyshes ka rezultuar tejet i suksesshëm dhe tashmë ka arritur të renditet e ndër këngët më të dëgjuara në botë. Artistja në një postim të mëparshëm ka zbuluar se videoklipi i projektit të ri pritet të lansohet më 16 shtator). 

revista.one/