Dua Lipa me paraqitje spektakolare në festivalin “Rock in Rio”, performon me ngjyrat e flamurit brazilian

Dua Lipa me paraqitje spektakolare në festivalin “Rock in Rio”, performon me ngjyrat e flamurit brazilian

September 12, 2022 0

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, të dielën peformoi në skenën e festivalit muzikor “Rock in Rio” pas një sërë koncertesh në shtatë ditë. Ajo mori pjesë në natën e mbylljes që ishte ekskluzivisht e rezervuar për femrat interpretuese.

Dita e shtatë e festivalit të nëntë “Rock in Rio” kishte për qëllim fuqizimin e grave artiste dhe performuan emra të mëdhenj si: Rita Ora, Megan Thee Stallion dhe Macy Grey nga Shtetet e Bashkuara dhe Ivete Sangalo e Ludmilla.

Në Rio de Zhaneiro, Dua Lipa performoi një version paksa të modifikuar të turneut të saj “Future Nostalgia”, që synon të promovojë albumin me të njëjtin emër të publikuar në vitin 2020, përveç hiteve të saj fillestare si “New Rules” dhe “Cold Heart” (me Elton John). Ajo kishte zgjedhur një veshje të gjelbër, ndërsa balerinët ishin në ngyrë të verdhë duke krijuar kombinimin e flamurit brazilian.

Në paraqitjen e saj të parë në “Rock në Rio”, Rita Ora emocionoi fansat me zërin e saj të fuqishëm me hitet pop si: “Ritual” dhe “I’ll Never Let You Down”.

Rreth 100 mijë fansa ishin prezentë në vendin e City of Rock për natën e fundit të festivalit – i cili tani do të rikthehet në vitin 2024.
Ndërkohë veçojmë Megan Thee Stallion u vesh me fustanin e një balerine të karnavalit të Rios dhe magjepsi audiencën me hite të tilla si “Budget”, “Realer”, “Traumazine” dhe “Kitty Kat”.

Ajo gjithashtu iu bashkua organizatorëve në mesazhin e tyre për fuqizimin e grave duke përsëritur sloganin “Trupi im, zgjedhja ime”.

“Rock in Rio”, i konsideruar si ngjarja më e madhe e muzikës dhe argëtimit në botë, u rikthye këtë vit në qytetin ku lindi në 1985, me koncerte të mbajtura në 2, 3, 4, 8, 9, 10 dhe 11 shtator.

Iron Maiden, Guns N’ Roses, Green Day, Justin Bieber, Demi Lovato, Gilberto Gil, Dua Lipa, Post Malone, Camila Cabello dhe Avril Lavigne ishin disa nga grupet dhe artistët kryesorë që interpretuan në festivalin e këtij viti.

revista.one/