Këto janë 8 konkurrentet e “Për’Puthen”  ndryshon emisioni, tani zgjedhin djemtë

Këto janë 8 konkurrentet e “Për’Puthen” ndryshon emisioni, tani zgjedhin djemtë

September 12, 2022 0

Sapo ka nisur sezoni i ri i “Për’Puthen” dhe tashmë 8 vajza janë konkurrente.

Konkurrentja e parë quhet Xheni Brahaj, e cila ka studiuar për Drejtësi dhe shton si cilësi të saj të qenit “funny” dhe tip mjaft i lirshëm.

Ajo tha gjatë prezantimit të saj se: “Dua që partneri të jetë i pjekur, besnik dhe punëtor, është tipi ai që më ngjit më shumë, sa open mind është sa largpamës për synimet e veta. Kam mbaruar studimet e larta për juridik, për të drejtë penale, gjithmonë kam pasur frikë për veten kur e imagjinoja të ulur këtu. Ka qenë një shoku im i ngushtë që ma futi në dëshirë dhe thash pse jo”.

Njihuni me Anxhelën. Ajo ka lindur në Athinë, por jeton në Tiranë. “Pika ime më e fortë janë sytë”, shtoi ajo.

Kjo është Eda Likaj. e reja nga Fieri por që jeton në Tiranë. Ajo punon si menaxhere. Eda tha se është tip mjaft kontrollues.

“Duke qenë se unë jam shumë kontrolluese, do më kursejë kohë”, tha ajo.

Orsiola Lici është 19-vjeçare dhe është studente. Por cfarë kërkon ajo nga një mashkull?

“Të jetë i ëmbël, të më bëjë për të qeshur, të jetë më i rritur që të mësojë gjëra të reja. Do të doja të mos më lërë hapësira që unë të shoh të tjerë”, theksoi Orsiola.

Ilda Mehmetaj jeton në Tiranë por ka lindur në Vlorë. Ajo punon si fizioterapiste.

Kamila Stafa është 26-vjeçarja që ka lindur në Shijak por që jeton në Tiranë. Ajo punon si përkthyese mes vendit tonë dhe Turqisë.

Laura Dervishi është konkurrentja e radhës. Ajo është 28 vjeçe dhe punon si tatuatore.

Dhe e fundit por jo nga rëndësia është Lorida Dane. Ajo punon si dizajnere dekore.

“Kam qenë e përkushtuar nga puna dhe jo nga dashuria. Dua një mashkull që të më shtyjë përpara, dua të eci para me të, është pak e vështirë të ketë djem të tillë në Shqipëri”, shtoi ajo.

Por kush do jetë vecantia kësaj herë? Mësohet se do të jenë djemtë ata që do zgjedhin…

revista.one/