“Jam e dashuruar”,  rrëfehet Ori Nebiaj që drejtoi Për’puthen, ja ndryshimet pas largimit të Borës

“Jam e dashuruar”, rrëfehet Ori Nebiaj që drejtoi Për’puthen, ja ndryshimet pas largimit të Borës

September 12, 2022 0

Moderatorja e njohur, Oriela Nebiaj dihet që tashmë është prezantuesja e sezonit të katërt të “Për’puthen” duke zëvendësuar Bora Zemanin. Skenografia kishte ndryshuar dizenjot e programit, ngjyrat dhe mënyrën e vendosjes së konkurrentëve. Po ashtu ndryshime janë shënuar edhe në funksionimin e programit, ku e drejta e zgjedhjes i kalon djemve.

Moderatorja e nisi puntatën e parë duke thënë se është e “dashuruar”.

Ajo tha se “është e dashuruar me faktin që këtu në këtë studio do të jem kupidi i ndjenjave, emocioneve, dashurisë”.

Sigurisht që Arjan Konomi nuk mund të mungonte si opinionist por prurje e re është Neda Balluku.

Më herët, moderatorja e njohur Ori Nebiaj zbuloi në një intervistë se “Wake Up” dhe “Pushime On Top” janë dashuritë e saj më të mëdha që ka në Top Channel.