(VIDEO) Bella Hadid del nudo në sfilatë, ndërsa stilistët i qepin fustanin në mes të pasarelës

(VIDEO) Bella Hadid del nudo në sfilatë, ndërsa stilistët i qepin fustanin në mes të pasarelës

October 1, 2022 0

E gjitha vëmendja ishte tek modelja Bella Hadid të premten (30 shtator) në Javën e Modës në Paris. Modelja ngriti temperaturat teksa doli nudo për sfilatën e “Coperni” përpara se mbi të të krijohej një fustan i bardhë.

25-vjeçarja fillimisht doli në pasarlenë e veshur vetëm me një palë të brendshme dhe taka të bardha përpara se të qëndronte pa lëvizur ndërsa dizajnerët filluan të punojnë.

Bukuroshja shfaqi fizikun e saj me duart e saj të mbajtura me delikatesë mbi kokën e saj, ndërsa shtresat u spërkatën ngadalë dhe krijuan një veshje të tërë.

Puna e palodhur e katër artistëv përfundimisht, rezultoi në një fustan elegant i cili përfshinte një të çarë deri në kofshë përpara se Hadid të dilte nga skena për të mbyllur shfaqjen e modës.

Momenti mahnitës u mirëprit me duartrokitje teksa publiku i mbushur me yje mbeti i mahnitur nga kjo arritje e jashtëzakonshme.

Në rreshtin e parë të audiencës së ftuar të mbushur me yje ishte shoqja e Bella-s, Kylie Jenner, e cila kapi të gjithë momentin në video.

Coperni është një markë pariziane e veshjeve dhe aksesorëve të krijuar nga Sebastien Meyer dhe Arnaud Vaillant, e themeluar në vitin 2013.

Coperni fitoi Çmimin Creative Label të ANDAM në 2014 – një njohje për potencialin krijues dhe komercial të etiketës, dhe ishte gjithashtu finalist për çmimin LVMH në 2015.

Hadid ka mahnitur në të gjithë pasarelën këtë muaj, duke u ngjitur në pistë më herët gjatë ditës për Victoria Beckham dhe duke ecur në sfilatën e modës Isabel Marant me motrën Gigi Hadid. Ajo gjithashtu u shfaq në Londër në fillim të kësaj jave për Burberry, dhe Milano dhe Neë York para kësaj.

revista.one/