Donald Veshaj: Sot “Më lërë të flas” me Bora Zemanin, bisedë pa të shara…

Donald Veshaj: Sot “Më lërë të flas” me Bora Zemanin, bisedë pa të shara…

October 1, 2022 0

Mbrëmjen e sotme do të transmetohet intervista e Bora Zemanit, përballë të dashurit të saj, Donald Veshaj.

Vetë aktori ka reaguar në rrjetet sociale, duke treguar copëza të asaj që do të ndodhë.   “Nesër në 1 tetor do të jem me Bora Zemanin në një bisedë si njerëzit. Nuk do të ketë ofendime, të shara, dhunë fizike ose verbale. Shume gjëra do të ndodhin me këtë puntatë, gjëra që kjo video nuk kishte kapacitet t’i përballonte”, është shprehur aktori. Mbetet për t’u parë se çfarë do të deklarojë çifti në rrëfimin e tyre të parë.

Ashtu si kemi parë edhe nga promo e emisionit, Bora i realizon Donaldit një tatuazh. Nuk e dimë ende se çfarë është ky tatuazh, ndërkohë që në rrjet ka pasur shumë aludime rreth këtij gjesti. Të shumtë janë ato që kanë aluduar se moderatorja i ka shkruar emrin e saj. Ndërsa të tjerë janë shprehur se tatuazhi i ri i Donaldit lexon “Idiot”. Shprehje kjo që vetë artisti e ka përdorur edhe në këngët e tij. Mbetet për t’u parë se çfarë do të rrëfejë sonte kjo dyshe.

revista.one/