Puthje dyminutëshe në studion e Për’puthen mes Laurës dhe Arbit
October 7, 2022Këtë puntatë duket se “Përputhen” arriti misionin , për herë të parë dy të rinj pëlqehen shumë me njëri tjetrin dhe puthen në mes të studios, pa marrë parasysh kohën e shkurtër që njihen.
Ishte Laura dhe Arbi, dy konkurrentët të cilët pas takimit zbuluan se kishin shumë kimi me njëri-tjetrin dhe u desh një kërcim në studio me këngën e tyre të preferuar, që të përjetonin një puthje të gjatë dhe të bukur.
Pas puthjes romantike, Laurës madje iu mbushën sytë me lot dhe teksa dridhej tha se ndihej ‘si adoleshente’
Padyshim puthja u prit mire nga opinionistët, madje Arjani tha se puthja ishte shumë e vërtetë dhe e ndjerë, madje tha se Laura ka rënë në dashuri me shikim të parë.
“Puthja më e bukur dhe me gjata. Më e ndjera. Duke partë takimin, do thoja për Laurën, ka rënë në dashuri me shikim të parë. I besoj pak këtyre dashurive me shikim të parë, kur ndodhin nuk ke më ça tu bësh. Laura është e sinqertë, ndihej shumë mirë, ka rënë në dashuri. Puna është si e ndjen Arbi këtë gjë”- tha Arjani.
Opinionisti pyeti edhe Arbi, se cili ishte qëndrimi apo ndjenjat e tij pas puthjes me Laurën. Ai pohoi se ka shumë tërheqje për të, por nuk mund të fliste akoma për dashuri.
“Unë kam tërheqje, ja kam thënë, edhe fizikisht edhe karakter. Nuk mund të flas për dashur, por që më pëlqen. Doja të ndihej mirë”- tha Arbi.
Por duket se e gjithë situate nuk u prit aq mirë nga konkurrentët e tjerë, të paktën nga djemtë. Petro dhe Remili u shprehën se nuk do donin të dilnin në takim me Laurën pas puthjes me Arbin.
Por në fund të puntatës, Arbi zgjodhi Anxhelën dhe Laura nuk e priti aspak mirë zgjedhjen e tij. Madje, lëvizjen e Arbit e pritën keq edhe konkurrentët e tjerë të cilët prisnin që ai të zgjidhte Laurën për ta njohur me tej pas asaj puthjeje.
Në këtë puntatë të Për’puthen u transmetua një takim midis Laurës dhe Arbit, gjatë së cilit ata treguan më shumë gjëra për veten.
Gjithçka nisi me dhurimin e një trëndafili blu nga ana e konkurrentit, duke emocionuar Laurën.
Duke qenë se ngjyra e preferuar e saj ishte bluja, kjo gjë i pëlqeu akoma më shumë.
Ata nisën diskutimet mes njëri-tjetrin, duke zbuluar më shumë detaje nga jeta e tyre personale.
Laura: Çfarë di ti për mua?
Arbi: Di që ke pasur dy lidhje shumë të gjata, nga pesë vjet secila dhe se të pëlqejnë shumë tatuazhet
Laura: Po
Arbi: Si ka lindur kjo dashuri për tatuazhet?
Laura: Si fillim jam marrë me piktura, të cilat i shisja. Me pas kam bërë tauazhin e parë dhe kështu ka nisur. Po ti me çfarë je marrë?
Arbi: Unë jam marrë me skica, kam skicuar disa kokore për motorrista
Laura: Po ti je lënduar nga lidhjet?
Arbi: Po jam lënduar edhe unë. Kam pasur dy lidhje shumë të gjata, një 9 vite me vajzë italiane dhe tjetra 6 vite me vajzë austriake
Takimi i tyre nisi shumë bukur, teksa në çdo detaj që zbulonin afroheshin më shumë me njëri-tjetrin.
Një ndër gjërat e përbashkëta që ata kanë është qyteti ku kanë jetuar, Italia. Detaji tjetër që i pëlqeu akoma më shumë Laurës ishte fakti që Arbit nuk i pëlqente futbolli.
revista.one/