(VIDEO) Mbreti Charls III admirues i Rita Orës, vlerëson Nënë Terezën dhe shqiptarët

(VIDEO) Mbreti Charls III admirues i Rita Orës, vlerëson Nënë Terezën dhe shqiptarët

October 8, 2022 0

Mbreti Charls III përmend në fjalimin e tij shqiptarët duke renditur krahas Nënë Terezës edhe artistët, ku veçanërisht vlerëson Rita Orën. Këngëtarja ka shpërndarë një video në Instastory ku mbreti i Britanisë së Madhe thekson emrin e këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Sot të gjithë njerëzit e Ballkanit janë shumë të njohur në Britani në shumë fusha. Në muzikë Rita Ora, të cilën kam pasur kënaqësi ta dëgjoj të këndojë për herë të parë në Londër javën e kaluar. Shumë heronj ikonikë nga ky vend”, duke shtuar më tej edhe emrin e Nënë Terezës.

Mbreti Charles III, sa ishte princ, ka qenë i pari dhe i vetmi, nga dinastia më e madhe, më e vjetër dhe më e fuqishme, që e ka vizituar Kosovën.

Madje, ai është zotuar se vendi i tij do të vazhdoj ta ndihmoj Kosovën. Mbreti Charles III, ka qenë në kontakt edhe me komunitetin shqiptar në Britani dhe i ka falënderuar për kontributin që japin me punën e tyre në jetën e përditshme të këtij vendi shumë të rëndësishëm.

Gjatë historisë nuk ka patur ndonjë mbret evropian që i ka vizituar tokat shqiptare si mysafir e mik i nderuar. Nuk ka patur as raste që ndonjë monark evropian të fliste për shqiptarët, as mirë e as keq.

Kjo është për shkak se për ta, shqiptarët kanë qenë të padukshëm dhe të pavlerë.

Tashti gjërat kanë ndryshuar. Mbreti britanik, jo vetëm që di për shqiptarët, por edhe ka fjalë të mira për ta kurse shtetin e fuqishëm që e përfaqëson ai, është mbrojtës i Kosovës.

revista.one/