Dashuria e dy të rinjve, shkak i tragjedisë/ Vriten babë e bir në Klos! Vetëvritet autori, ja si paraqitet gjendja e 2 të plagosurve
October 12, 2022Një histori dashurie mes dy adoleshenteve e kundërshtuar nga familjet solli një masakër me tre viktima dhe dy të plagosur rëndë në Klos.
Ngacmimet dhe shantazhet e vazhdueshme, në Instagram që dy të rinjtë Kenado Shira, 17 vjeç, dhe Renato Hasula, po 17 vjeç, (djem tezesh) kanë bërë kundrejt vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, kanë shkaktuar një tragjedi mesditën e sotme në Klos, me tre viktima dhe dy të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14.00 të kësaj të mërkure në një lokal ku dy familjet kishin shkuar për t’u sqaruar.
17-vjeçari Kenado Shira ishte i dashuruar me vajzën 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit, i cili nuk pranonte këtë lidhje dhe shkoi në lokal së bashku me dy vëllezërit e tij, Besnik Mjeshtri polic bashkiak dhe Fatmir Mjeshtri ndërsa 17-vjeçari shoqërohej nga babai Ilir Shira.
Situata agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. 39-vjeçari qëlloi disa herë me pistoletë në rrugën kryesore të qytetit, duke lënë të vdekur në vend 17-vjeçarin Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në fshatin Dars. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula.
Renato Hasula dhe Eglant Hasula të cilët kanë lidhje shoqërore me autorin dhe dyshohet se janë plagosur pasi ai ka humbur kontrollin e armës.
Nga dëshmitarët okularë, policia mësoi se ngjarja u krye nga familja Mjeshtri dhe menjëherë ushtroi kontroll në qytet për kapjen e tyre.
I vetëvrari Fiqiri Mjeshtri dyshohet të ketë qëlluar për vdekje babë e bir. Fillimisht policia arrestoi dy vëllezërit e tij dhe më pas ngushtoi rrezen për të prangosur autorin i cili në një prej rrugëve periferike të qytetit u gjet i vetëvrarë.
Njoftimi i Policisë:
“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Eglatin Hasula. U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu, drejtori i Policisë së Qarkut.
revista.one/