“Jam ikonike”, Enca provokon me poza në krahët e një mashkulli

“Jam ikonike”, Enca provokon me poza në krahët e një mashkulli

October 12, 2022 0

Këngëtarja e mirënjohur Enca Haxhia ka kohë që nuk ka nxjerrë një këngë të re, megjithatë vëmendja nuk i ka munguar asnjëherë, sepse nuk i ndal provokimet në rrjete sociale.

Së fundmi, Enca ka sjellur disa imazhe të reja nga festa e saj e ditëlindjes në vitet e kaluara.

Ajo shihet në krahët e një mashkulli, ndërsa nuk harron që të realizojë poza joshëse.

Përmes fotografive, këngëtarja ka thënë se i duhej që një person nga sigurimi ta mbante në duar gjatë gjithë mbrëmjes pasi kishte këmbën e lënduar.

“Jam ikonike, e di”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e njërit prej imazheve.

Në disa veshje të ndryshme, këngëtarja nga Shqipëria padyshim dukej në formë të mirë dhe mjaft tërheqëse.

Ndonëse solli imazhe nga festat e kaluara, Enca e cila së shpejti feston ditëlindjen e radhës tha se këtë vit do të jetë një ‘festë kombëtare’.

revista.one/