Policia flet për plagosjen e 22-vjeçares nga Kenia! Joy në spital me dëmtime në tru 

Policia flet për plagosjen e 22-vjeçares nga Kenia! Joy në spital me dëmtime në tru 

November 9, 2022 0

Joy u gjet e hedhur pas pallatit ku banonte, e dhunuar barbarisht, me kocka e brinjë të thyer e me trauma në tru. Shoqet dhe mamaja e saj kanë hapur tashmë një “GoFundme” ku kërkojnë mbledhjen e fondeve për trajtimin e saj jashtë, pasi është i pamundur në Shqipëri.

Rasti i Joy-t, e cila u dhunua barbarisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës së saj, u mbajt i fshehtë nga policia. Mirëpo pasi ngjarja u raportua në media, policia bëri një reagim zyrtar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

“Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”.

Ngjarja

Media të ndryshme shkruajnë se vajza e re ishte rekrutuar për të punuar në kazinonë pranë stadiumit ‘Air Albania’, e cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj, i njohur si Dari.

Joy u zhduk më datë 13 gusht 2022 nga ora 03:25 e mëngjesit deri rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ajo u gjet në gjendje të rëndë poshtë pallatit ku banonte në kat të dytë, por ngjarja është e mbuluar me mister. 

Ruth, nëna e Joyt thotë se nuk ka marrë asnjë të dhënë nga policia për ngjarjen. Ky lajm nuk është bërë publik në media deri më sot, kur të gjithë në rrjetet sociale po njihet me ‘GoFundMe’ të hapur nga mikja e 22-vjeçares, Stephanie.

“Policia nuk më ndihmoi, nuk ishin të dobishëm.. kishin pak informacion. Ata thanë se çështja ishte në prokurori dhe më duhej një avokat. Kam gjetur një avokat të OJQ-së që po ndihmon”- tha ajo.

Dëshmitë e nënës së Joy-t

22 vjeçarja nga Kenia ka pasur një debat me shoqen e dhomës dhe pas asaj date, pas 1 gushtit, u transferua në një rezidencë tjetër, aty ku edhe tentuan ta vrisnin.

Nëna e saj dëshmon se Joy i kishte rrëfyer, se një person po e ndiqte, nuk donte të kishte marrëdhënie me të por ai vazhdonte ta ndiqte.

E pyetur nga “VoxNews” në qoftë se ka ndonjë indicie, se kush e donte të vdekur Joy ajo tha se nuk ka asnjë emër dhe këtë ja ka lënë në duart e policisë.

Në një tjetër prononcim për “Abc News”, nëna e 22-vjeçares rrëfeu:

“Unë jam nëna e Xhoit. U informova se ajo kishte humbur nga kompania e burimeve njerëzore ku ajo ishte e punësuar. Xhoi u nis për në Shqipëri më 14 shkurt, pra, ajo mbërriti këtu më 15 shkurt. Ajo ishte e punësuar. I pëlqente puna e saj dhe gjithçka deri në çastin e aksidentit. Çfarëdolloj gjëje që të ketë ndodhur në rezidencën e saj pas punës është ende e panjohur. Ajo ishte duke punuar në turnin e natës më datë 12 gusht.

Të shtunën në 3 të mëngjesit u kthye nga turni i natës. Isha duke folur me të me anë të Ëhatsappit. Ishte në gjendje të mirë. Dukej në rregull. Nga ora 3 deri në orën 3 e 25. Atëherë mora mesazhin e fundit nga ajo. Ajo ishte hera e fundit që folëm deri më tani. Që atëherë ajo nuk ka folur më. Më 13 nuk më foli. As më 14 nuk më foli. Kur erdha këtu gjeta Xhoin te shërbimi intensiv. Nuk merrte frymë. Nuk mund të hapte as sytë, nuk mund të bënte asgjë.

Kur e takova doktorin te shërbimi intensiv më tha se gjendja e saj nuk është e mirë dhe se nuk kanë shpresa se ajo do të arrij të marr frymë e vetme. Ka nevojë për ndërhyrjen time. Ndoshta, nëse ndodh ndonjë mrekulli, Xhoi do arrijë të marrë frymë vetë. Vazhdova së vizituari Xhoin dy herë në ditë, një herë në mëngjes, në orën 11 dhe një herë pasdite derisa një ditë hapi sytë. Atëherë doktori më tha se duan të përpiqen ta heqin nga aspiratori që të marrë frymë vetë.

U deshën dy javë që të dali nga aspiratori. Ia doli. Më 11 tetor lëvizi nga shërbimi intensiv dhe shkuam te pavijoni. Ka pasur një rast kur më ka thënë se nuk ndihet e sigurt. Ka qenë 1 gusht. Ka pasur një debat me shoqen e dhomës dhe pas asaj date, pas 1 gushtit, e çuan në një rezidencë tjetër. E kaluan nga rezidenca ku jetonte, në rezidencën tjetër ku u lëndua. Ajo nuk kishte të dashur në Shqipëri por në të kaluarën ka pasur. Është një vajzë e bukur dhe ka admirues.

Më tha dikur që një kalimtar por e ndiqte nga pas, se nuk donte të kishte marrëdhënie me të por ai vazhdonte ta ndiqte. Këtë gjë e di që ka ndodhur por kjo nuk do të thotë marrëdhënie. Me sinqeritet, ky është komunikimi që kam pasur me vajzën time. Në këtë çast nuk dyshoj askënd. Ajo që unë di është se ajo që unë di është që shkaktari e njihte mirë atë pasi ajo ishte e sigurt në shtëpi kur unë fola me të.

Fakti që ajo është hedhur në anën tjetër të dritares, në anën tjetër të ndërtesës…Nuk e di çfarë ka ndodhur. Doktorët më thanë që ajo ka pasur mungesë oksigjeni për një kohë të konsiderueshme, çka do të thotë se ajo nuk ra nga kati i dytë. Ajo nuk ra nga kati i dytë. Hetimet janë duke vijuar që kur kontaktova policinë. Ato më thanë se prokurori po merret me çështjen. Në fund gjeta një OJQ e cila më gjeti një avokat i cili pranoi çështjen time dhe tani ai po merret me çështjen.”