Tërmet i fortë në Itali, Kledi Kadiu tregon përjetimin: Një frikë e…

Tërmet i fortë në Itali, Kledi Kadiu tregon përjetimin: Një frikë e…

November 9, 2022 0

Mëngjesin e sotëm Italia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5,7, me epiqendër në Remini.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë por edhe në vende të tjera si Kroacia dhe San Marino.

Balerini Kledi Kadiu, i cili aktualisht ndodhet në Itali, ka reazliuar një video për ndjekësit dhe kolegët e tij për t’i lajmëruar se është mirë.

Në një Inststastory, ai shprehet: “Mirmëngjesi të gjithëve, çdo gjë ok, faleminderit për mesazhet por është çdo gjë në rregull. Një frikë e vogël, është normale, por gjithçka është në rregull.”

Pas tërmetit, qytetarët në Itali kanë dalë në rrugë të tronditur, ndërsa shërbimet e urgjencës kanë thënë se në disa ndërtesa janë shfaqur të çara. Lëkundjet thuhet se janë ndjerë në të gjithë Italinë veriore, duke përfshirë Bolonjan dhe Romagnan, si dhe Riminin dhe Romën. Mediat italinë raportojnë se deri më tani nuk është raportuar asnjë humbje jete si pasojë e tërmetit.

revista.one/