“Kush është bisha këtu?!” Sekreti i Florit me Eneda Tarifën, para 12 vjetësh
November 10, 2022Flori Mumajesi konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2010 me këngën “Playback”. Për të tërhequr vëmendjen e publikut sot këngëtari Flori Mumajezi ka kërkuar ndihmën e Eneida Tarifës, e cila paska marrë pjesë në “Playback”.
Këtë detaj që nuk e dinit rreth kësaj kënge, na e ka zbuluar pas 12 vitesh vetë Flori.
Zëri i vajzës në sfond, që sipas Mumajesit i ka shtuar 50% të suksesit kësaj kënge është pikërisht i Enedës.
Ka qenë vetë Flori i cili ka ndarë në Instagram një video nga performanca ku krahas shkruan: “Në atë kohë nuk ishte ide dhe aq e mirë të merrje pjesë në festival me një këngë të tillë. Zërat që për mua i dhanë këngës 50% që i mungonte janë të bishës Eneda Tarifa”.
Edhe kjo e fundit i është përgjigjur në llogarinë e saj sociale, duke ripostuar story-n e kantautorit. Eneda u tregua dorëlëshuar teksa shprehte mendimin e saj për kolegun.
“Prit njëherë se nuk e dimë kush është bisha këtu…Nuk mund të mos frymëzohesh nga ty..Mua zëri më ka buruar në çdo gjë që kemi prodhuar bashkë…Nuk ka dy në muzikë si ty Flor! Je dashni.”
Kujtojmë që Mumajezi ka publikuar këto ditë këngën më të re me titull “Mbaroj për ty.”
revista.one/