Gala Aliaj në Eurosong?

Gala Aliaj në Eurosong?

November 10, 2022 0

17 vjeçarja shqiptare konkurron me 7 këngëtarë BIG, në ‘Eurosong Belgium 2023’
Gala Aliaj është përzgjedhur mes shtatë kandidatëve, të cilët do të përfaqësojnë Belgjikën në “Eurosong 2023”. 17 vjeçarja shqiptare është këngëtarja më e re në moshë dhe konkurron përkrah emrave të njohur të muzikës belge si; “The Starling”, Loredana, Ameerah, Chérine etj.

Fituesja e ‘The Voice Kids 2020’, që mahniti me zërin e saj jurinë dhe miliona shikues belg vjen nga një familje artistësh. Ajo është vajza e Robert Aliajt, artistit kontravers, që provokon sa herë del në ekran. Është pikërisht familja e saj, që e ka inkurajuar që të merret me muzikë që në fëmijëri.

Përveçse ka një zë brilant, Gala është një artiste e formuar. Ajo luan në piano, pikturon dhe ka pasion për filmat. Frymëzimet e saj në muzikë nisin me artistë si David Bowie e Bjork dhe deri te klasikët Ravel dhe Chopin.

revista.one/