Ermal Mamaqi, “Vilhem Teli” i artit që e sulmon “ushtria” e Kinostudios   

Ermal Mamaqi, “Vilhem Teli” i artit që e sulmon “ushtria” e Kinostudios   

November 11, 2022 0

Pse sulmohet kaq shumë Ermal Mamaqi? Duket se aktori është një njeri që bën gjithçka me forcat e veta, që sfidon fasadën artistike të Tiranës, që nënkutojnë se artisti “emërohet”, caktohet nga “brezi i djegur” i mbetur në gërmadhat e “Kinostudios”.  

Së fundmi, Mamaqi është “kritikuar” edhe për profesionin e tij si regjisor. I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Ardian Cerga nuk e kurseu mendimin e tij për Ermal Mamaqin si artist.

Duke folur për kinemanë shqiptare dhe produksionet e fundit të saj, aktori u shpreh se kohëve të fundit ka vënë re se tek ne regjisori bën edhe skenaristin edhe aktorin kryesor.

“Ajo që vihet re sot në kinemanë shqiptare që regjisori është vetë skenarist, shtëpi prodhuese dhe aktori kryesor. Ka një shpjegim sepse që të bësh një film nuk është thjesht aspekti artistik profesional, por dhe komik dhe financiar”, deklaroi Cerga. Ai tha se këtë koment s’e kishte për Ermalin, por në përgjithësi. Në fakt, Hollivudi ka shembuj pa fund ku aktori është actor, regjisor, skenarist dhe producent i filmit të tij. Ermali me sa duket i ka idhujt e tij në Amerikë.  

Më tej, Cerga nuk u kursye teksa u shpreh se Mamaqin nuk e llogariste fare.

“Unë s’e llogaris Ermalin sepse e kam parë dhe s’më ka pëlqyer. Nuk e kam me Ermalin si njeri por si artist. Nuk është artist”, shtoi ai.

Kujtojmë se Ermal Mamaqi u “kryqëzua” nga këta lloj kritikësh, pasi vendosi të sillte librin e tij të parë të titulluar “Në garë me vetën”.  

Mos u mërzit Ermal! Si çdo gjë, edhe përmbysja ndodh ngadalë në Shqipëri. “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”. Ky varg i Fridrih Shiler (Vilhem Teli), që na ka shërbyer shpesh si temë hartimi, i rri fiks përshkrimit të kësaj situate të Ermalit, që po përmbys mitin e artistëve të “Kinostudios”.

revista.one/