Rikthehet “Top Story” i Sokol Ballës, i besohet ish-deputetes Grida Duma

Rikthehet “Top Story” i Sokol Ballës, i besohet ish-deputetes Grida Duma

November 11, 2022 0

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma do të moderojën emisionin që dikur drejtohej nga Sokol Balla “Top Story”.

Lajmin e ka bërë me dije pronarja e Top Channel, Lori Hoxha, me anë të një fotoje në Instastory.

Grida Duma e zhveshur nga petku i politikanës do të vijë për publikun shqiptar në rolin e moderatores këtë të hënë.

Kujtojmë që tre ditë më parë (8 nëntor) deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Grida Duma dorëzoi mandatin që mori një vit më parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një konferencë për shtyp nga ambientet e kryesisë së Kuvendit, Duma komunikoi vendimin e saj, duke e cilësuar si një nga momentet më të vështira, por edhe më të rëndësishmet.

“Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Më kanë goditur personalisht, jam sulmuar nga hienat.Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar”,-u shpreh Duma në dorëheqjen e saj.

revista.one/