Rifillojnë fluturimet për udhëtarët në Aeroportin e Rinasit
April 9, 2021Rifillojnë fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.
Pas gati dy ditësh bllokimi për shkak të grevës, mëngjesin e sotëm ka nisur normalisht puna. Janë nisur pasagjerët që fluturojnë drejt disa shteteve të BE.
Të parët janë futur në terminal pasagjerët e avionit me destinacion Bolonjën. Ky ishte programuar të nisej në ora 09:05. Ndërkohë bënë “chek in” edhe pasagjerët e dy avionëve drejt Brukselit.
Dje pasdite rifilluan fluturimet esenciale. Këru përfshiheshin ato humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore.
Deri tani, Policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror. Ata janë kreu i sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini.
Ndërkaq, u lirua pas 6 orësh shoqërimi, ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj.
Ai u mor në pyetje në policinë e Tiranës. Ish-drejtori sqaroi telefonatat me të ndaluarit. /revista.one/