Enca takohet me Sheikun e famshëm në një kopsht zoologjik të Dubait

Enca takohet me Sheikun e famshëm në një kopsht zoologjik të Dubait

April 8, 2021 0

Enca Haxhia takon një Sheik në Dubai. Ajo publikoi disa fotografi të reja, nga vizita në një prej kopshteve më të famshme zoologjike të Dubait, “Fame Park”. Ky park është në pronësi të sheikut Saif Ahmad Belhasa.

Në fotografitë e publikuara në llogarinë e saj zyrtare, ka pozuar pranë kafshëve. Ajo ka pozuar afër deveve, arinjve e gjarpërinjve të zbutur të kopshtit. Në dy imazhe është shfaqur gjatë takimit me CEO-n e kopshtit zoologjik. Ajo e ka falënderuar publikisht.

“Unë i dua kafshët! Kisha këtë përvojë të mrekullueshme. Faleminderit që na prite, Saif Ahmad Belhasa! Cila kafshë është e preferuara juaj?”, ka shkruar ajon në mbishkrimin e fotografive. ./revista.one/