“Jam single”, Megi e djeg me tallava, pa futbollistin Endri Çekiçi

“Jam single”, Megi e djeg me tallava, pa futbollistin Endri Çekiçi

November 24, 2022 0

Të gjithë ishin kurioz të dinin, nëse Endri Çekici ka marrë ndonjë urim të veçantë për ditëlindjen nga aktorja Megi Pojani.

Ai ka publikuar në Instagramin e tij të gjitha urimet e bëra nga miqtë e ngushtë, mirëpo Megi nuk shihet gjëkundi.

Konkurrentja e “DWTS” është parë duke u argëtuar në një lokal me motrat e saj. Ishtë motra e saj, Marsi e cila ndau për ndjekësit një video ku shihet Megi duke kërcyer nën ritimin e muzikës ‘tallava’.

Kujtojmë se Megi ishte e  ftuar së fundmi në “Wake Up”, ku u pyet për jetën në çift, ku bëri rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë.

Ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit. “Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini)”, shprehet Megi. “Je single dhe e disponueshme?”, e pyeti moderatori. “Gjithmonë. Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo. E duket se është kjo përgjigje ajo që paralajmëron një krisje në lidhjen e dyshes. Aktualisht, Megi është e angazhuar si konkurrente në “Dancing With the Stars”.

revista.one/