Ç’po ndodh? Manjola Nallbani takohet me Kryetarin e New Yorkut, Eric Adams

Ç’po ndodh? Manjola Nallbani takohet me Kryetarin e New Yorkut, Eric Adams

November 24, 2022 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani, këto ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është aktualisht në New York City, ku ka performuar për komunitetin shqiptar atje në kuadër të festës së flamurit.

Nallbani ka pasur rastin që të takohet nga afër edhe me Kryetarin e Komunës së New Yorkut, Eric Adams.

Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku mund të shihej pranë kryetarit njujorkez, i cili fitoi mandatin për New Yorkun këtë vit.

“Nëntori shqiptar me Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografive.

Manjola Nallbani në dhjetor pritet të kthehet në Shqipëri, ku do të bëhet gati për të konkurruar për edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Në rast se zgjidhet fituese e këtij të fundit, ajo do të fitojë biletën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision 2023”

revista.one/