Filmi shqiptar, kandidat për OSCARS 2023, historia e binjakëve që s’dëgjojnë

Filmi shqiptar, kandidat për OSCARS 2023, historia e binjakëve që s’dëgjojnë

November 25, 2022 0

 Kandidatura e Shqipërisë në “Oscars 2023”, “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” me regji e skenar të Gentian Koçit, pas premierës botërore në Festivain Ndërkombëtar të Tallin-it, vjen në kinematë e Tiranës. Për regjisorin Gentian Koçi kjo është hera e dytë që merr pjesë në këtë ngjarje, pas sprovës me  “Dita zë fill”.

“Kam dëgjuar për historinë e vërtetë, që nuk ka ndodhur në Shqipëri, është në një shtet tjetër Evropian dhe u dashurova me këtë histori dhe doja ta bëja skenar”, thotë regjisori e skenaristi Gentian Koçi.  

Historia e dy binjakëve që nuk dëgjojnë, e më pas humbasin gradualisht edhe kontaktin vizual me botën, duke shpalosur dramën e sfidat e personave me aftësi ndryshe, sjell në Shqipëri dy aktorët binjak monozigot Rafael and Edgar Morais nga Portugalia, të cilat regjisori i përzgjodhi përmes një konkursi ndërkombëtar që e mbajti gjatë kohës së izolimit pandemik. Dy aktorët kanë kaluar mbi 6 muaj duke u trajnuar për gjuhën shqip të shenjave, deri në verë të 2021 kur do të nisnin dhe xhirimet. E rrëfejnë se zgjedhja që të dy të luajnë si vëllezër binjak, vjen për shkak të skenarit, e ndjeshmërisë që autori ka treguar në trajtimin e tij.

Ndonëse me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Filmit, Koçi flet me rezerva për ndihmën e Ministrisë së Kulturë sa i përket fushatës së nevojshme për produksionin.

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, që u shpall fitues në garën dhe me të tjera prodhime kinematografike është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë). Është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, RTSH, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.

revista.one/