Xhubleta në UNESCO, flet studiuesja Afërdita Onuzi

Xhubleta në UNESCO, flet studiuesja Afërdita Onuzi

November 24, 2022 0

“Kërkush tjetër nuk mun e majë”; “Asht e dhënave tona, prandaj e kemi rujtë e do ta ruejmë”; “Kërkund tjetër nuk e gjen”. Janë vetëm disa nga fjalët që Afërdita Onuzi, pat dëgjuar plot gjysmë shekulli më parë, teksa ecnin rrafsh nga Nikaj-Mërtur, në Dukagjin e der në Shkodër. Gjatë asaj ekspedite në Alpet e Shqipërisë, etnografja do të mahnitej krahas natyrës e mikpritjes me  veshjen e “ujdisur” të xhubletës; teknikën artizanale të krijimit, zellin e ruajtjes apo edhe legjendat që e rrethonin e krijonin dyzimet mes mitit e reales.

Onuzi sjell një botim studimor për Xhubletën. Në kuadër të përurimit të librit dhe ekspozitës me këtë veshje dhe objekte të tjera shoqëruese në Institutin e Antropologjisë (ASA), gjatë “Ditëve të Albanologjisë” ajo rrëfen historinë e kësaj dukurie prej gjurmëve të para 4 mijë vjeçare deri më sot.

Onuzi gjatë kësaj ngjarje, tërheq vëmendjen mbi vlerat e rralla të kësaj pjese të trashëgimisë sonë, gjurmët e së cilës, siç rrëfen datojnë mbi 4 mijë vjet më parë.

Në fakt edhe këtu konsiston specifika e kësaj veshje, siç e thatë dhe ju, mbi 4 mijë vjeçare, fakt i dokumentuar nga arkeologë shqiptarë dhe të huaj. Ka qenë një veshje, jo vetëm në territorin e banuar nga parailirët, ilirët e më pas pasardhësit e tyre por që gjendej në gjithë Pellgun e Mesdheut, çka e dëshmojnë të gjitha këto gjetje arkeologjike. Bashkë me këto veshje i shtohet edhe pjesa e Ilirisë. Por ndryshe nga këto vendet e tjera të Pellgut të Mesdheut si Kreto-Mikena, Serbi, Bosnje etj., dhe zona të tjera, kjo veshje erdhi tek shqiptarët duke kaluar te ilirët, e më pas shqiptarët e Mesjetës së Hershme dhe Mesjetës së Vonë, deri në fillim të shekullit të XX-të, e patundur nga istikami, të themi përsa i përket formës së saj”, shprehet më tej studiuesja.”, thotë studiuesja etnografe Afërdita Onuzi, autore e librit “Xhubleta”.

Ministria e Kulturës e konsideron mbajtjen gjallë të dukurisë së xhubletës si sfidë. Xhubleta është dosja e parë që është futur në proces për t’u pranuar në UNESCO prej marsit të kaluar. E pasi ka kaluar fazën e parë të kontrollit administrativ, siç tregon Kumbe, pritet që në dhjetor komiteti të marrë një vendim.

“Për UNESCO-n do më vinte keq nëse nuk e ka në avantazh madje do të thosha në maj të majave. Duhet të jetë xhubleta e para në çdo drejtim , sepse është një veshje unikale, është çelës edhe për kulturën evropiane”, shprehet Onuzi. /ReportTV