Është sëmurë apo e trilloi? Luizi nga Big Brother në spital për analiza
January 10, 2023Banorët kanë mbetur në shok pas rrëfimit të Luizit, i cili thotë se nuk është i sëmurë , por ndihet i frikësuar se thotë se ka pasur të njëjta simptoma si shoku i tij i sëmurë.
Kejvina: Kjo është e tmerrshme, a di që ka shumë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje, nuk mudn të luhet me këtë gjë!
Arbana: Nuk është një situatë e zakontë e dimë, por qetësohuni. Pas këtij rrëfimi Luizit i janë bërë teste të tjera që i kanë dalë mirë. Unë i kërkova Luizit që të dalë nga ky moment dhe të shkojë në spital dhe të bëjë testet që do, për tu siguruar ai , publiku dhe ju.
Kejvina: Ai nuk mund të vazhdopjë, ai nuk mund të arrijë në këtë pikë për lojë.
Arbana: Ai mban përgjegjësi vetë, është mënyra e tij se si ka zgjedhur të luajë.
Olta: Shumë e drejtë, kjo që thotë Arbana
Mikela: Ju lutem bëjani me detyrim këtë gjë.
Dea: Atëherë ai duhet të bëjë kontrolle psikologjike se këto deklarata nuk janë normale, nëse testet e tjera i ka në rregull.
Banorët janë ndarë në dy kampe pasi Luizi tregoi se rrëfimi për sëmundjen nuk është për të, por për një shok.
Efi ishte një nga banoret që i doli në mbrojtje ndërsa të tjerët bënë një hap pas.
Efi: Nuk më pëlqen që po i sulën, as nuk e dinë ça ka dhe ça po ndjen, se e bën për gënjeshtar direkt!
Olta: Unë e di që Arbana nuk po gënjen, se atij i janë bërë analizat dhe i kanë dalë në rregull.
Luizi: Unë nuk e bej për vëmendje këtë, se unë nuk jam një banor, që s’kam pasur vëmendje, nuk po ja bëjë vetes. S’mund ta zhys veten kështu!
Arbana-Luizit: Për qetësinë tënde, të banorëve, të familjarëve, Big Brother të jep mundësinë tani të shkosh në spital, të bësh çfarë ke nevojë dhe të kthehesh dhe të sqarohesh! Ja ke borxh vetes, banorëve dhe publikut!
Pas kësaj, Luizi është nisur drejt qendrës spitalore Nënë Tereza për të bërë të gjitha testet e nevojshme, ndërsa kamerat e Top Channel e shoqërojnë hap pas hapi.
Arbana e theksoi se testet e tij, edhe ato të bëra një ditë më parë, i kanë dalë pa probleme.