Mjekja publikon epikrizën: “Nuk ka tumor”, Luizi ankohet…

Mjekja publikon epikrizën: “Nuk ka tumor”, Luizi ankohet…

January 11, 2023 0

Luizi gëzon shëndet të plotë. Kështu ka deklaruar një mjeke në spitalin Shefqet Ndroqi. Ajo sqaroi gjatë një lidhje live për spektaklin e Big Brother Vip se këngëtari ka kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe ka rezultuar se gëzon shëndet të plotë.

Mjekja: Luizi është paraqitur më gëlbazë me gjak, 3 episode. Ekzaminimet e tregojnë normale. Pas skanerit, nuk rezultojnë probleme edhe EKG normale.Tani i rekomandohen vetëm antibiotikë.

Ndërkohë opinionistët e kanë dënuar veprimin e Luizit.

“E para shyqyr s’ka gjë. e dyta; e frikshme, dhe e treta e turpshme. Si manipuloi një Shqipëri të tërë! Hera e parë që një njeri e tillë manipulon një situatë kështu.”, tha Arbri.

Pas spektaklit, Efi ka kërkuar një shpjegim nga Luizi, duke e pyetur pse e ka rrëfyer në vetë të parë.

Ndërkohë nga ajo që thotë Luizi, duket se akuzon produksionin që i ka prerë rrëfimin në klipin e transmetuar, pasi biseda sipas tij nuk mbaron aty.

“E para që më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje, e dyta ma bënë gjyqin pa marrë vesh dhe versionin tim veç fut e bjer.
E treta duke qenë në maj, ia futa vetes.

Nëse e kanë marrë kështu le të dal. Fillova tu e fol në numrin njëjës se nuk doja ta nxirrja emrin e atij. Në fund duket që e kanë pre klipin ndaj më erdhi inat por nuk ia vlen me u përzi, se nuk mbaron ashtu ndaj mbeta keq por ma ndiu zemra dhe e mbyllën aty”, tha Luizi për Efin.

Ndërkohë gjatë spektaklit kur e mohoi deklaratën që ka bërë se nuk ishte për të, Luizi u shpreh:

“Nuk kam frikë, por tani më vjen zor që njerëzit të më shohin mua me mëshirë, mua më kanë ardhur më kanë marrë analiza gjaku dhe e them me bindje po të kisha pas gjë më kishit thirr e nuk e kishit lënë për tani, por mesa duket jam mirë e uroj të vijoj të jem mirë. Sic e uroj dhe për atë por ndihem shumë keq që doli në këtë mënyrë.

Nuk është se kam ndonjë dhimbje apo shqetësim. Nuk jam as tipi që mëshirohem apo kërkoj, gjithcka e kisha menduar por vetëm këtë nuk e doja as me u qurravit. Me këtë rrugëtimi im mbaron këtu dhe këtë nuk ia fali vetes.

Pavarësisht te gjithave nuk doja këtë gjë. Mënyra si po e trajtoni po më bën me u duk unë këtu viktima”.

revista.one/