Julian Deda komenton situatën e Luizit në BBVA: Brenda ka shumë presion

Julian Deda komenton situatën e Luizit në BBVA: Brenda ka shumë presion

January 16, 2023 0

Aktori nga Shqipëria, Julian Deda, këtë javë ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”. Ai ka folur rreth jetës dhe karrierës profesionale, por nuk ka lënë anash pa komentuar edhe disa situata që kanë bërë bujë këtë kohë.

Artisti është pyetur nga moderatori Sadri Imeri edhe rreth situatës në Big Brother VIP Albania dhe rrëfimit që bëri Luiz Ejlli rreth ‘sëmundjes’.

Juli thotë se ka qenë një herë brenda shtëpisë së Big Brother në vitin 2008 për të promovuar një skeç dhe thekson se aty brenda ka shumë presion, shpesh njerëzit dalin nga vetja.

“Unë kam hyrë në shtëpinë e Big Brotherit në vitin 2008 bashkë me Gent Zenelajn. Kemi hyrë për 6 orë apo 7 orë diçka e tillë. Hymë për një skeç, kishim për të promovuar diçka, hoqëm rrobat dhe ndenjëm me banorët e asaj kohe. Nuk e ke idenë çfarë presioni është atje brenda, 7 orë ndeja dhe mezi prisja që të dilja. Aty brenda psiko-fizika jote mund të bëj gjithçka, ti nuk e di se çfarë mund të bësh aty. Del nga vetja. Qenia njerëzore mund të bëj gjithçka për të fituar lojën. Për të qenë protagonist, për të krijuar grupet e veta”, u shpreh ai.

“Nuk e di se çfarë ka pasur në mend Luizi kur e ka bërë këtë lojë, a është lojë apo. Akoma publiku është i dyzuar a është e vërtetë apo nuk është. Por ç’rëndësi ka kjo. Eksperimenti apo formati i mbyllur në katër mure me të njëjtit njerëz me buxhet, me urdhra. Qenia jote mund të bëj gjithçka”, vazhdoi ai. 

revista.one/