Luizi do t’i propozojë me unazë Kiarës në BBV2

Luizi do t’i propozojë me unazë Kiarës në BBV2

January 16, 2023 0

Luizi ka shprehur pëlqimin për një nga nga banoret e shtëpisë së BBV2, Kiara Titon.

Ai nuk ka pushuar së treguari se sa shumë i pëlqen Kiara dhe madje u ka thënë disa banorëve të tjerë se ka rënë në dashuri me të. Mënyra se si ai sillet dhe ia shpreh këtë dashuri Kiarës, është një nga gjërat më të veçanta të këtij edicion të “BBV” dhe një nga arsyet pse publiku është kaq i lidhur me personazhin e Luizit. E pamë duke i shërbyer mëngjesin në shtrat, duke gatuar për të, duke u kujdesur për shëndetin e saj e shumë gjëra të tjera. Edhe pse kjo dashuri nuk po i kthehet mbrapsht, ai nuk ka reshtur për të.

Së fundi, Luizi tregon planin si do ta propozojë Kiarën, nëse shkon në natën finale.

“Do të pres deri në ditën e fundit kur do të jem vetëm në skenën me një banor, por kush do jetë s’e di, po kam dy-tre emra në mendje, … publiku ka vendosur që fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” është. . . në atë moment, do ta prish atë moment dhe do ulem në gjunjë, do fus dorën në xhep dhe do nxjerr një unazë, do hap kutinë, dhe  do i propozoj në skenë, do ulem në mes, të gjitha dritat do të fiken, dhe nëse ajo thotë jo, nuk ka problem”, shprehet Luizi.