Shqipëria, kampione bote në ski, Lara Colturi zë vendin e parë

Shqipëria, kampione bote në ski, Lara Colturi zë vendin e parë

January 20, 2023 0

Në Sant’Anton të Austrisë po zhvillohet gara e Kupës së Botës në ski. Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, ka zënë vendin e parë duke fituar titullin e Kampiones së Botës për të reja.

Dy ditë më parë, Lara Colturi u rendit e katërta në kategorinë Down Hill, të cilën e zhvillonte për herë të parë në karrierë dhe kampione bote për moshën deri në 18 vjeç. Ditën e shtunë, sportistja shqiptare merr pjesë në garën e fundit të kategorisë Giant Slalom, që është edhe sfida e tretë për këtë javë Botërore në Austri.

Fitorja e Laras është edhe një sukses i madh për sportin shqiptar. Lara Colturi ka lindur më 15 Nëntor të vitit 2006, vajza e ish-kampiones olimpike Daniela Ceccarelli dhe trajnerit të skive Alessandro Colturi.

Prindërit e saj u ndanë me Federatën Italiane të Skive për faktin se kjo e fundit nuk i lejoi ata të krijonin një ekip privat trajnimi dhe të planifikonin në mënyrë autonome programin e saj të garave në qarqet ndërkombëtare të garave FIS. Ndarja u zyrtarizua në maj të vitit 2022, kur vajza zgjodhi të ndërrojë kombësi dhe duke u mbështetur në federatën shqiptare më në fund mund të zgjidhte se ku do të garonte dhe të konkurronte përballë nivelit maksimal të skiatorëve profesionistë. Në të njëjtën kohë, nëna e saj emërohet trajnere e kombëtares shqiptare të skive alpine.

revista.one/