Ndahen Mevlan Shabaj dhe Albulena Ukaj, këngëtarja tregon arsyen

Ndahen Mevlan Shabaj dhe Albulena Ukaj, këngëtarja tregon arsyen

January 23, 2023 0

Mevlan Shaba dhe Albulena Ukaj kanë ndarë rrugët vetëm pak kohë pasi bën publik lajmin për lidhjen e tyre. Dyshja që bashkuan forcat edhe në projekte muzikore, më nuk janë bashkë dhe arsye duket të ketë qenë distanca. Lidhur me këtë ka folur vet Albulena në prive duke zbuluar edhe detaje ekskluzive nga lidhja e tyre dhe arsyet që i dërguan në ndarje.

Ajo thotë se kontaktin e parë Mevlani më ka kontaktuar për bashkëpunim në Instgagram. Më ka shkruar që i pëlqejnë këngët e mia, më ka adhuruar si artiste. Pasi kënga rezultoi me shumë sukses Mevlani ishte ai që më kontaktonte, filluam ta shpeshtonim kontaktet me biseda për çështje të tjera për projekte të tjera. Mendova pse mos t’ia jap një hapësirë për një njohje.

Si djalë më ka lënë përshtypje të mira, si djalë që të jep energji pozitive dhe është me këmbë në tokë. Unë nuk jam një tip që i parapëqej lidhjet në distancë, normal në një moment që e krijoj një lidhje kam qejf që partneri për çdo moment të jetës që mua më duhet, kam qejf me e pas në krah të djathtë. Gjatë procesit të njohjes me Mevlanin mendoj se ky ka qenë problemi, sepse unë gjithmonë kam udhëtuar nëpër Europë dhe ai ka pasur obligimet e veta personale.

Duke e pasur parasysh pjesën e angazhimeve të mia, të mosafërsisë, unë e mora iniciativën që me i dhënë fund kësaj njohje. Kemi diskutuar rreth kësaj teme, mendoj se as unë as Mevlani nuk jemi adoloshentë ose në fazat e jo pjekurisë. Në moment që u publikua rreth meje dhe Mevlanit ka pasur komente negative nga femrat, më ka bërë shumë përshtypje shumë si një femër shan një femër. Ka pasur dhe komente pozitive, tregoi këngëtarja.

revista.one/