Luizi dhe Efi “lirohen” në këmbim të 10 mijë eurove, Olta revoltohet

Luizi dhe Efi “lirohen” në këmbim të 10 mijë eurove, Olta revoltohet

January 23, 2023 0

Banorët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes, kanë qenë të izoluar brenda një dhome pasi dolën fitues nga “The Voice of Big Brother”. Ata ishin brenda shtëpisë por në një dhomë tjetër të vetëm, ku duhej të kujdeseshin për një bebe.

‘Vëllai i Madh’ iu dha një mundësi banorëve që t’i largonin Luizin dhe Efin në këmbëm të 10 mijë eurove nga çmimi i madh që do të marrë në fund të spektaklit fituesi.

Disa nga banorët u shprehën të revoltuar me këtë, por disa të tjerë votuan që ata të dalin nga izolimi.

Dhe me shumicën e votive, dyshja e famshme u liruan nga dhoma për t’iu bashkuar banorëve të tjerë.

Lirimit të tyre më shumë iu gëzua Kiara Tito, e cila ka lidhur një miqësi të ngushtë me Efin, e po ashtu po krijon një marrëdhënie me Luizin.

 Olta duke qenë se nuk ka asnjë afrimitet me Ejllin si dhe thekson gjithnjë se nuk ka respekt për të, u shfaq e revoltuar. “Të gjitha lekët na kanë ikur nga Luzi u shpreh ajo. Ndërsa Diola tha se “Kemi qenë të lumtur pa Luizin”. “E bëj për Efin, të dalë nga izolimi”, u shpreh banorja që votoi pro daljes nga izolimi të dy banorëve. revista.one/