“E ke lënë Mevlon?”, Ledjana i përgjigjet Fatjonit gjermanisht
April 10, 2021Ledjana dhe Mevlani janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin në “Përputhen” dhe tashmë janë çift.
Takimet i bëjnë vetëm me njëri-tjetrin dhe sigurisht që të gjithë sytë janë sesi po ecën lidhja e tyre.
Ndërkohë ish-konkurrenti, Fation Kuqari ka aluduar se Ledjana e ka lënë Mevlanin. Ai e ka pyetur publikisht.
“Çfarë dëgjova unë që e le Mevlon?”, i ka shkruar Fationi Ledjanës në foton e saj të fundit.
“Jo”, i është përgjigjur në gjermanisht shkurt dhe qartë Ledjana Fationit duke hedhur poshtë çdo dyshim.
Ata paten nje dielme takimin e fundit, kur Ledjana qau. Megjithatë gjërat mes tyre u përmirësuan dhe takimi u mbyll më së miri. Pasi shkëmbyen disa puthje me njëri-tjetrin, Ledjana i kërkoi Mevlanit që të mos largohet kurrë prej saj dhe ai i pëshpëriti në vesh “Të premtoj”. Gjithashtu ai bëri deklaratën e fortë duke thënë se ka rënë në dashuri me Ledjanën, ndërsa kjo e fundit u shpreh se është ende në fazat e pëlqimit për Mevlanin. /revista.one/