Bebe Rexha shfaqet me bikini, një femër reale, pa photoshop

Bebe Rexha shfaqet me bikini, një femër reale, pa photoshop

April 10, 2021 0

Kengetarja Bebe Rexha ka ndarë një video, ku shfaqet e veshur me bikini dhe tregon si është trupi i saj pa “photoshop”. Në të mund të dallohet qartë celuliti, strijat dhe kofshët me palosje.

Këngëtarja i ka vene keshtu ndjekësit e saj ne mendime. Ajo i nxit të heqin dorë nga të menduarit se duhet të duken perfekt në çdo moment. Dua të shikoj trupat tuaj të vërtetë. Ju jeni të bukur. Të shëndoshë. Të dobët. Celulit. Shenja strijash. Palosje. Më dërgoni videot tuaja. Nuk dua gënjeshtra photoshopi. Çdokush është i bukur”, ka shkruar Bebe,

Kujtojmë se Bebe Rexha ka folur gjithmonë hapur për format e saj trupore, për të cilat shpesh ka rënë pre e paragjykimeve. Së fundmi ajo dha dhe një mesazh me vlerë për të gjithë njerëzit.

“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin ti. Çdo trup është i bukur”, shkroi Bebe.

Ndersa ne nje rsat tjeter ajo u shfaq pa grim dhe zbukurime. “Jam shumë e lodhur nga photoshopi”, shkroi kengetarja. 

/revista.one/