Bledi e merr seriozisht “dasmën” bën deklaratën e papritur për Nitën

Bledi e merr seriozisht “dasmën” bën deklaratën e papritur për Nitën

February 19, 2023 0

“Vëllai i Madh” organizoi një dasmë kosovare brenda shtëpisë, ku nusja dhe dhëndri këtë herë ishin përkatësisht Nita dhe Bledi.

Dyshja u “shpallën burrë e grua” nga Luizi, i cili kishte rolin e nënpunësit të bashkisë. “Çifti” shkëmbyen edhe një puthje në buzë pas këmbënguljes së banorëve.

Ndonëse “dasma” ishte e gjitha në kontekstin e lojës, së fundmi Bledi ka lënë të kuptojë se e shikon në një të ardhme veten vërtetë me Nitën.

“Ndoshta rrugës do të dashurohemi,”-ishte deklarata e Manes për këngëtaren e cila nuk pritej.

Ndërkohë ashtu si në dasmën e parë, edhe kësaj here pati mungesa. Ishin Dea dhe Amosi ata të cilët nuk morën pjesë në dasmën e Luizit dhe Kiarës, ndërsa në dasmën e Nitës dhe Bledin, Ermiona vendosi të mos marrë pjesë dhe t’i vëzhgojë nga larg.

Kujtojmë se “dasmorët” e Kiarës dhe Luizit, pra banorët e “Big Brother Vip”, nuk kishin si të mos e komentonin “dasmën” e tyre.

Gjatë bisedave në shtëpi, banorët kanë shprehur mendimet e tyre rreth dasmës, që disa e shohin si të vërtetë, ndërsa të tjerë si lojë ose si diçka false.

revista.one/