Olta dërgon në nominim Kiarën, Luizin dhe Bledin, ja kush e këshilloi

Olta dërgon në nominim Kiarën, Luizin dhe Bledin, ja kush e këshilloi

February 19, 2023 0

Një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh në shtëpi për Oltën. Grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar, për pasojë Olta ka një avantazh nga Vëllai i Madh.

Olta hapi zarfin e kuq dhe ajo kishte mundësine të dërgonte tre banorë në televotim.  

Olta zgjodhi që të nominojë Kiarën, Luizin dhe Bledin.

Megjithëse tha se këtë vendim e mori në minutat e fundit, e ndikuar nga fjalët që tha Luizi në Prime, duket se aktorja ka marrë një ‘këshillë’ nga ish-miqtë e Luizit, Armaldo. Në një moment kur dyshja ishin në dhomën e gjumit duke dikskutuar rreth zarfit të kuq apo kutisë së Pandorës, Maestro këshillon Oltë që në i jepet mundësia të nominojë tre banorë, të zgjedhë Luizin, Kiarën dhe Bledin.

Edhe në një bisedë tjetër me Oltën, Maestro i ka thënë që me këtë mundësi që i ka ardhur mundet të “vrasë dy zogj me një gur.”

Megjithëse ishte deri diku i pritshëm për banorët nominimi i Oltës, të nominuarit nuk u panë shumë të kënaqur me këtë vendim. Megjithatë, Luizi vendosi të përmbahet gjatë Prime-it për të mos iu kthyer Oltës. Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë gjatë këtyre ditëve.

revista.one/