Lehtësohen masat anticovid, zgjatet orari deri 22.00 me rastin e muajit të Ramazanit
April 11, 2021Komiteti Teknik i Ekspertëve lehteson masa anticovid, duke zgjatur fashën orare deri në orën 22:00.
Njoftimi i u be nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo deklaroi se ndryshimet fillojnë nga dita e hënë, datë 12 Prill.
“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00.
Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës policore nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit.
Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me Mbretërinë e Bashkuar ”, deklaroi Manastirliu.
Lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës, po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit,
“Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, me tendencë në rënie. Rënie është vënë re edhe ne përqindjen e pozitivitetit të rasteve të reja, deri në 12%. Rënie shënohet edhe në shtrimet në spitale.
Më duhet të shtoj se kemi patur dhe një tjetër arsye. Lehtësimi i argjerimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 Prill”, tha Manastirliu.
/revista.one/