“Në “Për’puthen” nuk u futa për dashurinë, kisha një qëllim tjetër…”
April 11, 2021E ftuar sot në rubrikën “Trotuar”, Ana Lleshi tregoi se gjetja e dashurisë nuk ishte qëllimi i saj i vetëm në “Për’puthen”.
“Unë u futa në Për’puthen se kisha një qëllim timin që me kohën do të vërtetohet se çfarë është. E para, që është më e rëndësishme, nuk u futa kot. U futa se kisha një qëllim. Se çfarë, si, qysh, si tek, duhet të presësh edhe pak. U futa me një piksynim, që nëse nesër marr këtë gjënë që mora, do ta përdor për diçka”.- tha Ana
Ana nuk e gjeti dot dashurinë brenda në emision, por tashmë ka nisur një romancë. Partneri i saj eshte konkurrentin që la disa javë më parë “Për’puthen”, Arsimi.
Ajo është konkurrentja e parë e përjashtuar nga emisioni “Për’puthen”. Megjithate u kthye shumë shpejt në personazhin më të njohur e të komentuar në media e rrjete sociale. /revista,one/