Nita dërgon në televotim Oltën, Kiarën, Kristin dhe Qetsorin
March 19, 2023Nita është banorja e radhës që u vendos përballë “Kutisë së Pandorës”. Në zarfin e bardhë thuhej se ajo ka mundësi të takojë miken e saj më të mirë, që po e pret në oborr.
Ndërsa në zarfin e zi, Nita kishte mundësinë të dërgonte dy çifte për t’i dërguar në nominim.
Nga dy çiftet e zgjedhura, publiku do përzgjedhë njërin çift më pak të pëlqyer dhe ky çift, pra dy banorë, do shkojnë në nominim “kokë më kokë”. Pra, vetëm njëri çift shkon në nominim.
Nita zgjodhi të dërgojë në nominim Qetsori-Kristi dhe Olta-Kiara.
Shtëpia është ndarë në çifte nga Keisi që ishte lidere e shtëpisë.
Pasi hapi “Kutinë e Pandorës”, Nita doli në oborr dhe takoi shoqen e saj të ngushtë Fjollën.