Armaldo Kllogjeri eliminohet nga Big Brother VIP

Armaldo Kllogjeri eliminohet nga Big Brother VIP

March 19, 2023 0

Armaldo është banori që u eliminua mbrëmë nga gara për çmimin e madh të “Big Brother VIP 2”.

Në një nominim të fortë përballë Luizit dhe Kristit, Armaldo ishte më i votuari për t’u larguar nga shtëpia.

Eliminimi i tij u prit me gëzim nga Luizi dhe lot nga Kiara dhe Olta që e përcollën Mestron me përqafime.

Tenori i njohur shqiptar u shfaq i mërzitur në momentin që po largohej nga shtëpia, teksa kërkoi që ta përcillnin vetëm Olta dhe Kiara.

Ky nominim i fortë u bë pasi artisti shkodran futi në grackë Kristin dhe Armaldon duke i detyruar që t’i thyenin rregullat.

revista.one/