“Kristi më kërkoi të lyeja flokët si Zaza”/ Keisi: S’më kishte thënë se ishte i lidhur
April 22, 2023Keisi Medini ka vetëm pak ditë që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP dhe i gjithë fokusi është te marrëdhënia e saj me Kristin. Ajo tregoi se vendosi ta linte se është e përkëdhelur dhe do që t’i vijnë nga mbrapa. Megjithatë pranon se është ndikuar edhe nga fjalët e Sabianit.
E ftuar këtë të premte në “Më lër të flas”, këngëtarja foli për raportin e saj me Kristin, që tha se u ndërpre sepse ajo kërkon të trajtohet më mirë nga partneri i saj.
“E lashë more se unë jam shumë e përkëdhelur, dua të më vish nga mbrapa. Çfarë është kjo “Më bëj ti mua për të ngrënë”? Më bëj ti mua, jo unë ty. Unë të bëj sepse kam qejf kam dëshirë por tani një herë dy herë s’ka. Ishin shumë arsye, disa gjëra shumë të vogla që ndonjëherë publiku nuk i vë re. Unë isha aty por ndërkohë mua nuk është se po më shikonte më njeri, ishte gjatë gjithë kohës vetëm ai fokus. Më erdhi pak çudi, domethënë okej nuk po i afrohesha më, doja të rrija më mirë vetëm dhe po rri me banorët e tjerë dhe po i lë hapësirën e tij ndërkohë ai më harroi fare, thashë “Ky këtë paska dashur”. Nuk është se i bëri përshtypje edhe kur i thashë unë stop nuk do vazhdojmë më bashkë”, tha Keisi.
Më tej, Keisi tregoi se si i ka përjetuar lajmet se Kristi ka një njohje jashtë dhe një vajzë e identifikuar me emrin Zaza pretendon se është e dashura e tij.
“Çudia më e madhe ishte kur Kristi më tha njëherë aty brenda t’i bëja flokët e shkurtra, të zeza, se të shkojnë më shumë. Dhe kur pashë këtë gjënë jashtë… Çudi më erdhi”, shprehet Keisi.
Ish-banorja e “BBV” thotë se është ndjerë keq pasi ka mësuar për Zazën.
“Tradhti nga ana e tij po, por unë jam më e mirë se sa duhet. Ai brenda ka shprehur se ka një njohje, nuk ka thënë që ka një lidhje. Jam ndjerë keq sepse ka thënë thjesht një njohje, nuk e mendova që ishte kaq serioze”.
revista.one/