Zarf në Big Brother/ Banorët zgjedhin liderin e ri të shtëpisë

Zarf në Big Brother/ Banorët zgjedhin liderin e ri të shtëpisë

April 22, 2023 0

Gjatë ditës së sotme banorët kanë bërë zgjedhjen e tyre për liderin e shtëpisë. Ata janë ndarë në dy grupe për të votuar, djemtë në dhomën e grimit, ndërsa vajzat në living.

Me shumicë votash, Qetsori është shpallur lideri i kësaj jave.

Ndërkohë, Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë banorëve që të gatuajnë embëlsira me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Lideri i shtëpisë, Qetsori do të ndajë banorët në dy grupe me katër vetë secili, e njëkohëisht do t’i këshillojë ata, si dhe do të kujdeset për mbarëvajtjen e punës.

Secili grup ka recetën e caktuar për të gatuar biskotat, që më pas do mund t’i shijojnë me çaj.

Ata kanë nisur menjëherë nga puna, ndërkohë që koha në dispozicion do të jetë 60 minuta.

Pasi kanë përfunduar gatimin e biskotave, banorët i kanë servirur në pjatë, e më pas janë afruar të gjithë para kamerës për të përshëndetur dhe uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.