“Rrugës për fitore”, familja Kelmendi niset në Liverpul për Eurovizionin
May 1, 2023Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023 që do të zhvillohet në Liverpool. Ata do të përformojnë në natën e dytë të gjysmëfinales, me datë 11 maj.
Shumë pak ditë na ndajnë nga kjo natë e madhe dhe Albina është më gati se kurrë! Ajo së bashku me familjen e saj, janë nisur për Liverpool. E duket se me shumë vetëbesim!
Të entuziazmuar, Albina publikoi një imazh ku shihet bashkë me familjen, ku shihet se janë në aeroport.
“Rrugës për fitore”, shkruan ajo krahas fotos.
Më herët në një mesazh për Eurovision, Albina kërkoi mbështetje nga të gjithë për këngën.
“DUJE
Dashuria permbush nje njeri. Te marresh kaq shume dashuri nga ju eshte ndjenja me e bukur per nje artist e kjo po na shtyn mua dhe familjes time te punojme drejt perfeksionit, duke tentuar te shprehim mirenjohjen dhe falenderimet e perzemerta qe kemi ndaj jush! Shume perqafime per ju dhe mos harroni te shperndani sa me shume dashuri
Këtë vit, shanset për një vlerësim më pozitiv janë rritur kët vit, pasi Kosova voton për herë të parë si shtet në Eurovision.
revista.one/