Olta i vë kusht Ronaldo Sharkës: Më kërko falje që më ke thënë mashtruese dhe më pas…

Olta i vë kusht Ronaldo Sharkës: Më kërko falje që më ke thënë mashtruese dhe më pas…

May 1, 2023 0

Armaldo Kllogjeri ka marrë në telefon telefon Olta Gixharin gjatë rubrikës “Mos i bjer me top” tek “E Diell”, ku ka bërë një lojë me të.

Ai i ka kërkuar llogari, pse ka folur keq për të gjatë intervistave që ka bërë, por Olta shprehet se nuk e bën diçka të tillë as nëse është e vdekur. Këto fjalë bënë që maestro të mos vazhdonte më lojën, por i shprehur dhe ai përzemërsinë që ka ndaj saj.

Më pas Ronaldo ndërhyn tek telefonata dhe i thotë se e do. Olta i kërkon që të përgënjeshtrojë deklaratën e tij që ka bërë më herët, se Olta është një mashtruese dhe më pas ata mund të takohen bashkë dhe t’ja kalojnë bukur.

Olta Gixhari: Ronaldo, ti duhet të përgënjeshtrosh atë që ke thënë për mua, që unë jam mashtruese, pastaj do takohemi dhe do bëjmë shumë gallatë.

Ronaldo Sharka: Atëherë po e them live, Olta Gixhari nuk ka lidhje fare me manipulimin. Të duam Olta!