“Mezi po pres të bëhem nënë”, Kiara e paska planin pas dasmës: Do bëjmë dashuri si çift tradicional
May 6, 2023Përballë makinës të së vërtetës në “Më lër të flas”, Kiara Tito u shpreh se si një nuse tradicionale, do të ketë marrëdhënie me partnerin e saj, Luiz Ejllin pas dasmës. Me atë të kësaj, Kiara ka hedhur poshtë aludimet se kanë kryer marrëdhënie poshtë jorganit brenda shtëpisë.
Pjesë nga biseda:
Romeo: Një çift tradicional bën dashuri pas dasmës?
Kiara: Po, kështu do të ndodhë. Logjikisht (qesh)
Romeo: Pas dasmës?
Romeo: Kurioz jam, çfarë do të thotë kjo?
Kiara: Asgjë, jemi përqafuar.
Romeo: Kjo të lodh me intervistë, kush e di çfarë i ka bërë atij Luizit të shkretë (qesh)
Të bëhet nënë, është një nga dëshirat kryesore të Kiara Titos, tashmë që “BIg Brother VIP” përfundon dhe ajo mund të vazhdojë romancën jashtë shtëpisë më Luiz Ejllin.
E ftuar këtë mbrëmje në “Më lër të flas”, moderatorja tregon planet për të krijuar familje.
“Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në ‘Big Brother’, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në ‘Instagram’.”
Kiara dhe Luizi u njohën me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”. Çifti shfaqën ndjenjat dhe mes tyre nisi një romancë, që kurorëzohet këtë të shtunë, me një martesë, që do të transmetohet ‘live’ gjatë finales së “Big Brother VIP”.
Një natë para momentit të rëndësishëm, Kiara tregon në “Më lër të flas” detajet e ceremonisë. Moderatorja thekson se edhe Luizi është në dijeni, pasi dasma nuk mund të bëhet pa pëlqimin e të dyja palëve.
“Nesër do të jetë ceremonia. Do të vulosim martesën tonë, pastaj do të bëjmë një dasmë të madhe ku do të ftojmë të gjithë. Ai është në dijeni për ceremoninë. Ka qenë një kërkesë jona që para se të dilja nga shtëpia”.
Për fustanin, Kiara thotë se ka ndërruar sërish mendje dhe do të veshë një fustan të gjatë madhështor.
Ajo e cilëson këtë event si një mirënjohje për publikun që i ka ndjekur që nga dita e parë, gjatë njohjes së çiftit që u mbyll me një propozim brenda shtëpisë më të famshme të Shqipëri.
“Është më shumë si shenjë mirënjohjeje për publikun që na ka ndjekur këto katër muaj dhe ka dëshirë ta shikojë këtë moment kaq të bukur”.
Ndërsa Donaldi me humor shton se “kaseta dasmës do të jetë në shtëpinë e çdo shqiptari”, që do të ndjekë ‘live’ finalen e reality show më të ndjekur të momentit në vend.
revista.one/