Cila e priste jashtë Big Brother? Krist Aliaj flet për Zazën dhe Keisin

Cila e priste jashtë Big Brother? Krist Aliaj flet për Zazën dhe Keisin

May 9, 2023 0

Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Krist Aliaj nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët.

Cila ka qenë marrëdhënia jote me Zazën?

Kristi: Nuk dua të komentoj për këtë, është e mbaruar, le të rrijë ashtu më mirë. Si me atë, si më Keisin, janë dy marrdhënie të mbaruara për mua.

Më Zazën ke pasur marrëdhënie të gjatë jashtë?

Kristi: Jo, jo të gjatë. Kishim disa muaj me njëri-tjetrin, ishte një distancë e gjatë, dhe kjo e bënte akoma më të komplikuar. Kështu që për mua dhe kjo më mirë që përfundoi se tregoi që s’jemi për njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Keisi është shprehur se nuk e ka mbyllur llogarinë me Kristin. “Do pres të dalë Kristi dhe nëse ai më shkruan i pari, atëherë do të shohim”, ka deklaruar ish-banorja pas eliminimit në Big Brother.

Por ka edhe një fakt tjetër që tregon se Krist Aliaj e ka mbyllur me dy vajzat.

Festën e beqarisë që u organizua për Luizin, Kristi duket se e shijoi më shumë se ai. Ky i fundit kërceu me të gjitha balerinat e “Maria Bonita”, por me njërën prej tyre nuk u shkëput thuajse gjatë gjithë mbrëmjes.

Teksa DJ po luante një këngë turke e cila titullohet “Kiss Kiss”, në momentin që këngëtari improvizon puthjen në këngë, balerina dhe Krisiti u puthën në buzë. Madje kur striptistja u largua, lanë takim kur Big Brother të përfundonte.

Kristi ishte finalisti që doli në përballje me Luiz Ejllin në finalen e Big Brother VIP 2, por nuk arriti të fitonte.

revista.one/