Noizy tregon pse e mbështeti Luizin: I vetmi që ka sakrifikuar për lojën! 

Noizy tregon pse e mbështeti Luizin: I vetmi që ka sakrifikuar për lojën! 

May 9, 2023 0

Reperi Noizy i ka ofruar Luizit studion e tij muzikore ku mund të shkojë për të bërë prova dhe të bëjë gati projektet e reja. Arsyen përse e mbështet kaq shumë e ka zbuluar në një intervistë duke thënë se është lojtari i vetëm që ka bërë gjithçka brenda shtëpisë së Big Brother.

“Pak para shkëmbeva 2 muhabete me Luizin, e mbështeta se e ndjeva që ja vlen, ka sakrifikuar shumë për lojën është lojtari i vetëm që ka bërë çdo gjë për lojën, thash t’i japim pak mbështetje nga ana jonë e presim mund të bëjmë një bashkëpunim më vonë…” tha Noizy.

Kujtojmë se pas spektaklit, Noizy kishte organizuar koncert në një klub nate ku i ftuar special ishte Luiz Ejlli, i cili performoi disa nga projektet e tij muzikore përpara fansave. Kishte momente që ata brohorisnin “O Luiz o kampion”.

Mbetet për t’u parë nëse Luizi dhe Noizy do të kenë bashkëpunim për një projekt muzikor.

revista.one/