Rezart Veleshnja feston 100 karakteret e luajtura në “Portokalli”
April 13, 2021Rezart Veleshnja ka festuar arritjen e 100 karakteret në “Portokalli”.
Në krah të tij qëndonte Filip Çakuli, drejtusi i Fiksit dhe kolegët e “Portokallisë”.
“Faleminderit trupa me e mire e shkolles Portokalli! Mami dhe Babi im, se prej jush sot festova 100 karakteret e mia ne Portokalli. Karakteri i 100 eshte kete te diele në emision. I them shkolle, sepse te gjithe, pasi ikin, e falenderojne per mesimet qe u dha! Ju faleminderoj Binaj, Zalla, Cela, Caci dhe padiskutim Denisa Haxhiaj!”, ka shkruar aktori.
Ao mori shumë urime nga miqtë dhe kolegët. Po ashtu, e uroi dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca. Ishte përfolur se mes tyre ka pasur përplasje. Ajo i bëri një urim nëpërmjet një videoje në InstaStory.
“Si thoni ta urojmë pak Rezin të gjithë publikisht për 100 karakteret që i ka arritur sot! Një ndër aktorët më të mirë shqiptarë! Ti e di sa shumë të vlerësoj unë ty, edhe pse nuk isha te festa jote sot”, e uroi Luana.
/revista.one/